Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së njoftoi këtë javë se 100,000 gra dhe fëmijë në Gaza vuajnë nga kequshqyerja akute dhe e rëndë, ndërsa një e treta e popullsisë prej 2.1 milionë banorësh ka kaluar ditë të tëra pa ngrënë, thuhet në një artikull të revistës amerikane TIME.
Raportimi nga Gaza dhe mbulimi mediatik tashmë varet plotësisht nga gazetarët vendas, të cilët shpesh janë të uritur vetë, duke dokumentuar përvojat e tyre personale të mungesës së ushqimit, nëse u ka mbetur ende forcë për të punuar, shkruan TIME.
Të hënën, Shoqata e Gazetarëve të Agence France-Presse (AFP) paralajmëroi se punonjësit e tyre freelance të mbetur në Gaza janë në rrezik për jetën nga uria.
“Uria është gjëja më e vështirë që kam përjetuar ndonjëherë,” tha fotoreporteri nga Gaza, Bashar Taleb, për revistën TIME.
Ai jeton në Jabaliya, rreth 3 kilometra në veri të Gazës. “Në zonat e luftës, gazetarët përballen me mungesa dhe vështirësi të shumta. Jemi thellësisht të alarmuar që tani edhe uria është bërë një prej tyre,” thuhej në një deklaratë të përbashkët të enjten nga BBC, Reuters, AP dhe AFP./rtk
The post Gazetarët në Gaza po dokumentojnë urinë e tyre appeared first on Kosovapost.net.