Vinicius Junior acaron drejtuesit e Real Madridit, kërkesa e tij e re i tejkalon pritshmëritë

Vinicius Junior po kthehet në një problem madhor për drejtuesit e Real Madridit. Braziliani po nxjerr dita-ditës kushte të reja për të rinovuar kontratën.

Së fundmi, kërkesa e re e brazilianit që ka acaruar së tepërmi brazilianin, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, është paga e njëjtë me Kylian Mbappe. Braziliani ka kërkuar të paguhet njësoj si ylli francez, diçka e papritur për drjetuesit e Real Madridit.

Qëndrimi i lojtarit është i prerë, po ashtu dhe i përfaqësuesve të tij. Në rast se nuk përmbushet kjo kërkesë, ata nuk duan të vazhdojnë fare me pjesën tjetër të negociatave për rinovimin e mundshëm.

Kjo situatë, po e lodh shumë presidentin Florentino Perez, i cili po mendon të shpëtojë njëherë e mirë nga Vinicius Junior, duke e nxjerrë atë përfundimisht në shitje.

The post Vinicius Junior acaron drejtuesit e Real Madridit, kërkesa e tij e re i tejkalon pritshmëritë appeared first on Telesport.