Arsenali ka konfirmuar sonte zyrtarisht se Viktor Gyokeres i është bashkuar klubit me një kontratë pesëvjeçare nga Sporting Lisbona.
Marrëveshja ka vlerë fillestare prej 63.5 milionë euro, me 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Gyokeres do të veshë fanellën me numrin 14, atë që dikur e mbante Thierry Henry, dhe tani do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit në turneun parasezonal në Singapor.
Arsenali e konsideron Gyokeres si një nga sulmuesit më të kompletuar të futbollit modern, duke vlerësuar te ai forcën fizike, aftësitë teknike dhe inteligjencën taktike.
Negociatat me Sportingun kanë qenë të gjata dhe janë udhëhequr nga drejtori sportiv Andrea Berta, me përfshirjen e bordit drejtues, stafit të rekrutimit dhe atij juridik në një përpjekje të koordinuar.
Arsenali e sheh Gyokeres si një sulmues dominues. I fortë me të dyja këmbët, fizik, i aftë të mbajë topin, të ushtrojë presion pa top dhe, më e rëndësishmja, me instinkt natyral për gol.
Kjo vërtetohet nga 97 gola dhe 28 asistime në vetëm 102 paraqitje gjatë dy sezoneve të fundit.
Marrëveshja ishte shtyrë deri në momentin kur agjenti i Gyokeres pranoi të hiqte dorë nga një komision 10 për qind që i takonte nga ana e Sportingut, gjë që i bindi portugezët të ulin kërkesën prej 80 milionë eurosh.
Jemi absolutisht të kënaqur që mirëpresim Viktor Gyokeres në klub. Viktor ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në paraqitjet e tij dhe ka qenë vazhdimisht i gatshëm për ekipin. Kontributi i tij në gola flet vetë”.
Ai ka shumë cilësi, është i fuqishëm dhe i shpejtë në repartin ofensiv, me statistika të jashtëzakonshme të shënimit, si në nivel klubi ashtu edhe në atë ndërkombëtar
Ai sjell një instinkt të mprehtë përpara portës, me një përqindje të lartë të realizimit të rasteve, ndërsa lëvizjet e tij inteligjente në zonë e bëjnë një kërcënim të vazhdueshëm”.
“Jemi të entuziazmuar për gjithçka që Viktor do t’i sjellë skuadrës sonë dhe mezi presim të fillojmë punën me të”, ka thënë Arteta për faqen zyrtare të Arsenalit.
The post Arsenali zyrtarizon superbomberin, ai mer fanelë legjendare. Arteta entuziast, shpjegon zgjedhjen dhe investimin! appeared first on Telesport.