Pasi siguroi krahun e majtë me transferimin e Pervis Estupinan nga Brighton, Milan ka filluar lëvizjet e para për të gjetur lojtarin e duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Drejtuesit e Milanit e kanë të qartë nevojën për një përforcim të besueshëm për pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe i ka vënë syrin një lojtari të njohur për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e tij, Jon Aramburu.
Venezuelani që luan me Real Sociedad ka tërhequr vëmendjen e kuqezinjve për performancën e tij të shkëlqyer gjatë sezonit të kaluar dhe profili i tij i përshtatet nevojave mbrojtëse të projektit të ri të udhëhequr nga Massimiliano Allegri.
Kontrata e 23-vjeçarit me Sociedad skadon në vitin 2030 dhe klauzola e tij e largimit është 60 milionë euro. Një shifër shumë e vështirë për t’u përballuar nga Milan momentalisht, por nuk përjashtohet mundësia që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shifër më të ulët.
Një tjetër mundësi që është më e favorshme për kuqezinjtë është edhe huazimi me të drejtë blerjeje pas një sezoni, por kjo është një pistë që vështirë të pranohet nga Sociedad.
The post Milan futet seriozisht në garë për yllin e La Ligës, përforcimi ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes appeared first on Telesport.