LAJMI I FUNDIT: Osmani takon ndaras Kurtin e Limajn

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime të ndara me kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe me atë të Nismës, Fatmir Limaj.

Burime të Klankosova.tv kanë konfirmuar se takimet janë zhvilluar vetëm disa orë para seancës së 55-të për ta konstituuar kuvendin.

Seanca e 55-të është thirrur për në ora 22:00, pasi në të 54-ën që u mbajt nga ora 14:00, deputetët nuk arritën që ta zgjedhin Albulena Haxhiun si kryetare të kuvendit.

Në mesnatë përfundon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ku ka thënë se deputetët duhet që deri më 26 korrik ta konstituojnë kuvendin.

Ditë më parë, Kushtetuesja doli me një masë të përkohshme ku deputetët guxojnë të ndërmarrin asnjë veprim për konstituimin e kuvendit.

The post LAJMI I FUNDIT: Osmani takon ndaras Kurtin e Limajn appeared first on Kosovapost.net.