10 klubet që kanë shpenzuar më së shumti në këto merkato. Dominon Premier League

Liverpool është padyshim kryefjala e merkatos verore të këtij viti. Kampioni në fuqi i Anglisë kryeson listën e 10 klubeve që kanë shpenzuar më së shumti deri tani.

Liverpool ka shpenzuar 308 milionë euro, me emra si Jeremy Frimpong, Florian Wirtz, Milos Kerkez, Hugo Ekitike. Pas Liverpool-it, vjen një tjetër ekip anglez, Chelsea, që ka shpenzuar 244 milionë euro me emra kryesor si Liam Delap, Jamie Gittens, Joao Pedro dhe Estevao. Pa harruar edhe transferimin e Dario Essugo, Mamadou Sarr dhe Kendry Paez. Podiumin e mbyll Real Madrid me 168 milionë euro, me 3 transferime Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras. Alexander Arnold erdhis i lojtar i lirë.

Arsenal renditet i katërti me 158 milionë euro me emra si Martin Zubimendi, Noni Madueke, Mosquera, Christian Norgaard dhe Kepa Arrizabalaga. Kjo shifër e shpenzuar nga Arsenal deri tani pritet të rritet akoma dhe më shumë, duke ditur që londinezët janë shumë afër transferimit të Viktor Gyokeres, i cili do të kushtojë mbi 70 milionë euro. Manchester United mbyll pesëshen e parë me 152.2 milionë euro me dy transferime kryesore Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha.

Atletico Madrid është një nga ekipet shumë aktive këtë merkato, ku “Colchoneros” kanë bërë disa goditje si Alex Baena, David Hancko, Johnny Cardoso, Marc Pubill, Thiago Almada, e Matteo Ruggeri. Atletico Madrid ka shpenzuar deri tani 152 milionë euro.

Manchester City renditet i shtati me 146 milionë euro deri tani, me emra si Tijjani Reijnders, Rayan Aït-Nouri, Rayan Cherki dhe Sverre Nypan. Ende nuk është zyrtarizuar transferimi apo më saktë rikthimi i portierit të ri James Trafford për 40 milionë euro nga Brighton.

Në vendin e tetë është Tottenham me 141 milionë euro të shpenzuar deri tani me emra si Mathys Tel, transferim përfundimtar nga Bayern, Mohammed Kudus, Kevin Danso dhe Luka Vuskovic.

Serie A përfaqësohet me Juventusin, që renditet në vendin e nëntë me 118.5 milionë euro, duke parakaluar Como-n. Bardhezinjtë kanë transferuar deri tani në formë përfundimtare Francisco Conceiçao për 32 milionë euro, Lloyd Kelly 17 milionë euro, si dhe Pierre Calulu, Nico Gonzalez, Joao Mario dhe Michele Di Gregorio, që ashtu si Francisco Conceiçao, tashmë janë përfundimisht dhe zyrtarisht lojtar të Juventusit, pasi kanë qenë në huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje.

Mbyll 10-tshen, ekipi i rikthyer këtë sezon në Premier League, Sunderland me 116 milionë euro, me emra si Habib Diarra për 31.5 mln euro, Simon Adingra për 24.5 mln euro, Enzo Le Fee 23 mln euro, Chemsdine Talbi 20 mln euro dhe Noah Sadiki 17 mln euro.

The post 10 klubet që kanë shpenzuar më së shumti në këto merkato. Dominon Premier League appeared first on Telesport.