Inter është shumë pranë transferimit të Ademola Lookman nga Atalanta. Oferta e parë e zikaltërve prej 40 milionë eurosh, u refuzua nga klubi bergamask, por drejtuesit e Interit nuk dorëzohen.
“Corriere dello Sport” raporton se zikaltrit po përgatisin dhe ofertën e fundit për Ademola Lookman, që është shifra 45 milionë euro, vetëm 5 milionë euro larg asaj që pretendon Atalanta.
Inter ka arritur prej kohësh marrëveshjen për kushtet personale me sulmuesin nigerian, i cili ka shënuar 20 gola në 40 ndeshje në sezonin e kaluar me Atalantën.
Fillimisht, zikaltrit propozuan huazim me detyrim blerjeje, që u refuzua nga Atalanta, më pas oferta 40 milionë euro, sërish u refuzua nga klubi bergamask, javën që vjen Inter do të dërgojë dhe propozimin e fundit për Lookman, që do të jetë blerja direkte për 45 milionë euro.
Për lojtarin ka pasur interes nga shumë ekipe të njohura në disa nga ligat kryesore, por deri më tani oferta më e mirë ka ardhur nga Inter. Edhe vetë lojtari, preferon largimin nga atalanta, por jo nga Serie A. Aq më tepër me një klub si Inter, do ketë mundësinë të garojë për titullin në Serie A si dhe të provojë suksesin në Champions League.
The post Inter rrit ofertën për Lookman, Atalanta nuk ka rrugë tjetër veçse të pranojë appeared first on Telesport.