Prizreni, Lubizhda dhe Korisha janë përfshirë nga zjarri për shkak të temperaturave të larta. Raportohet se disa kafshë kanë ngordhur si pasojë e situatës së krijuar.
Shkaktar i zjarrit konsiderohen temperaturat e larta që kanë vazhduar për disa ditë në këtë zonë.
Zjarri u përhap shpejt nëpër mjedis, ndërsa ndërhyrja e qytetarëve ka parandaluar humbjen e jetës njerëzore, por disa kafshë shtëpiake nuk kanë shpëtuar.
Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar gjatë periudhave me temperatura të larta.
The post Temperaturat e larta, zjarri ka përfshirë disa zona në prizren appeared first on Kosovapost.net.