Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në qendër të vëmendjes, kësaj here pa dashur vetë. Aktualisht këshilltar i lartë i “RedBird”, pronarit amerikan të Milanit, suedezi ka publikuar një histori në profilin e tij në Instagram, që ka ngjallur shumë debat dhe e ka vënë klubin në siklet.
Ish-ylli kuqezi është fotografuar i ulur, me sfond panoramën e Hong Kongut, ku skuadra e drejtuar nga Max Allegri zhvillon miqësoren ndërkombëtare me Liverpool-in. Ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk është vendndodhja ekzotike, por përpjekja e pasuksesshme e Ibrës për të fshirë nga bluza e stërvitjes logon e sponsorit “E-Football”, konkurrent direkt i EA, kompanisë për të cilën është imazh zyrtar.
Një fenomen me topin, por më pak me programet e editimit, Zlatan Ibrahimovic nuk duket se ka aftësi të larta në përdorimin e aplikacioneve për modifikimin e fotove. Në imazhin ku shfaqet nën diellin e Hong Kongut, me veshje stërvitore kuqezi, vihet qartë re një njollë e kuqe, e vendosur sipër logos, shumë e ngjashme me një vegël bazike për cellular, që mbulon një mbishkrim.
Cilin mbishkrim? Pikërisht “E-Football”, sponsor i kompanisë “Konami”, e cila ka një marrëveshje zyrtare me Milanin dhe shfaqet në të gjitha veshjet stërvitore të ekipit për sezonin e ri. Pse Ibrahimovic e fshehu logon e sponsorit të Milanit?
Shpjegimi është i thjeshtë: kompania e lojërave elektronike “Konami”, përmes markës “E-Football”, është rivale e drejtpërdrejtë e “EA Sports” (Electronic Arts), me të cilën Ibrahimovic ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi si fytyrë reklamuese. Vetëm pak kohë më parë, “EA njoftoi zyrtarisht se Ibra do të jetë në kopertinën e edicionit “Ultimate” të “EA Sports FC 26”, që do të dalë në shitje këtë vjeshtë.
Lojë në të cilën nuk do të jenë të përfshira logot, fanellat apo emri zyrtar i Milanit, për shkak të marrëveshjes ekskluzive që klubi ka me “Konami”. Një “gabim grafik” nga ana e Ibrës, i cili donte vetëm të tregonte praninë e tij pranë skuadrës së Allegrit.
The post Ibrahimovic “turpëron” Milanin, retushon sponsorin zyrtar në mënyrë amatoreske appeared first on Telesport.