Maignan, nga pothuajse lamtumira kuqezi te rinovimi me rritje page

Një muaj e gjysmë më parë, dukej gati për t’i thënë lamtumirë Milanit, por Maignan nuk ka shtyrë asnjëherë për t’u transferuar te Chelsea. Ato 18 milionë euro, pa ndonjë ofertë tjetër nga ana e bluve të Londrës, ndaluan shitjen e portierit francez.

Mike ka mbetur te Milani, si kapiten, me 30 vitet e tij të mbushura më 3 korrik. Allegri ka qenë gjithmonë një admirues i madh i tij dhe Maignan është një pikë e fortë absolute për Milanin e tij, siç e theksoi vetë trajneri ditën e kthimit në Milanello: “Jam shumë i lumtur që ai zgjodhi të qëndrojë, është një nga portierët më të mirë që ka Europa”.

Pasi të përfundojë merkaton në hyrje dhe dalje, Tare do të përqendrohet në përpjekjen për “ta blinduar” Maignan, për të shmangur që ta humbasë me parametër zero, ashtu si ndodhi në verën e vitit 2020, kur Donnarumma luajti sezonin e fundit me Milanin dhe u largua me kontratë të skaduar. Nuk ishte një rast i izoluar, sepse në të njëjtën mënyrë Milani humbi Çalhanoglu, pas titullit të vitit 2022 edhe Kessié e Romagnoli.

Qëllimi është të rifillohen kontaktet me agjentët e Mike për një zgjatje kontrate të paktën edhe 3 vite, duke kaluar nga paga aktuale prej afërsisht 3 milionë euro në 5 milionë neto. Ky që po nis është sezoni i cili i çon futbollistët drejt Kampionatit Botëror, edhe portieri francez, pjesë e Milanit që nga vera e vitit 2021, dëshiron të shkojë atje si protagonist me fanellën kuqezi.

The post Maignan, nga pothuajse lamtumira kuqezi te rinovimi me rritje page appeared first on Telesport.