Sekuestrohen 3 kg drogë gjatë bastisjes në Pejë, një i arrestuar

Prokuroria e Pejës ka zhvilluar mbrëmë një bastisje, ku janë kapur rreth 3 kilogramë drogë, armë zjarri dhe mjete të tjera.

Kështu është bërë e ditur për tëvë1.info nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria e Pejës përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Njësitin antidrogë, mbrëmë kanë zhvilluar një bastisje ku janë kapur rreth 3 kilogramë drogë, armë të zjarrit, si dhe mjete të tjera që shërbejnë për shitblerje të narkotikëve dhe para kesh”, ka thënë Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se është arrestuar një person.

The post Sekuestrohen 3 kg drogë gjatë bastisjes në Pejë, një i arrestuar appeared first on Kosovapost.net.