Gjatë analizës së tij për numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ka folur për mundësinë e afrimit të Lookman tek Interi dhe nëse ai mund të jetë lojtari që bën diferencën: “Po, me kusht që të përshtatet menjëherë mirë dhe të integrohet në mënyrë perfekte me grupin. Është një sprinter i jashtëzakonshëm dhe duhet shfrytëzuar për këtë cilësi”.
A mund të imagjinohet një treshe sulmuese e tij me Lautaro dhe Thuram?
Çdo gjë është e mundur, nëse të gjithë sakrifikohen në emër të kolektivit. Në Milanin tim luanin bashkë Gullit, Van Basten, Rijkaard, Donadoni e të tjerë… E rëndësishme është që Chivu të hartojë një strategji dhe që lojtarët e tij ta ndjekin atë, pa u thyer që në vështirësitë e para. Sidoqoftë, për të hedhur një treshe sulmuese në fushë, sulmuesit duhet të punojnë shumë në fazën e presingut, përndryshe skuadra do të vuajë.
Në repartin ofensiv, sidoqoftë, zikaltrit duken të përmirësuar. Bonny dhe Lookman në vend të Arnautovic dhe Taremit…
Ka një hap përpara, kjo është e sigurt. Jam kurioz ta shoh Bonny në veprim, i cili te Parma bëri shumë mirë. Është një sulmues shumë i veçantë, altruist, punëtor i madh, por duhet të përmirësohet përpara portës. Për momentin, megjithatë, e konsideroj një zëvendësues, jo titullar potencial tek Interi. E përsëris, të shohim cilat do të jenë idetë e Chivu, pastaj le të gjykojmë.
The post “Interi bën një hap cilësor përpara me Lookman, jam kurioz të shoh Bonny në veprim” appeared first on Telesport.