Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe as duarkryq në rast se nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e institucioneve të reja të vendit deri sot (26 korrik 2025).
“Prandaj ju njoftojmë për: Takim të përbashkët të strukturave të OVL, SHIL, SHFD, ish të BP dhe Levizja E hënë, 28 korrik 2025, ora 14:00. Zyret qendrore të OVL-UÇK-së, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Në njoftim thuhet se menjëherë pas takimit, do të mbahet konferencë për media.
“Ftojmë të gjitha mediat dhe opinionin publik që të ndjekin këtë paraqitje të përbashkët, në të cilën do të bëhen të qarta hapat e ardhshëm të kategorive të dala nga lufta në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të vlerave të luftës për liri”.