Shqipëria fut në përdorim dronët Bayraktar për këtë arsye (VIDEO)

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i ka ngritur në ajër dronët “Bayraktar”.

Arsyeja është për monitorim të zjarreve që kanë kapluar vendin.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet që kanë ardhur nga Bayraktar-ët pas monitorimit në 18 vatra zjarri aktive në rang vendi.

“Që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët e Forcave te Armatosura në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, thotë ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vatrat e zjarrit janë aktive nga Tropoja në Gjirokastër. Mediat në Shqipëri raportojnë se situata më e rëndë ishte ditën e premte në zonën e Delvinës, ku për shkak të flakëve intensive, u urdhërua evakuimi i 3 fshatrave të zonës.

The post Shqipëria fut në përdorim dronët Bayraktar për këtë arsye (VIDEO) appeared first on Kosovapost.net.