Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë disa orë më parë një postim të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo tregoi se ka pranuar një buqetë me lule, e cila e ka bërë të ndihet jashtëzakonisht e lumtur.
Edhe pse Trixa nuk ka zbuluar se kush është personi që ia ka dhuruar lulet, ajo nuk nguroi t’i publikojë në Instagram.
Kujtojmë se Ramosaj prej disa vitesh është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.