Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për herë të 53-të me radhë në përpjekje për ta konstituar Kuvendin.
Seanca për ditën e sotme u thirri pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.
Për situatën e krijuar, një reagim e ka bërë edhe analisti politik Shkëlzen Maliqi.
“Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se, nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, presidentja duhet të shpallë zgjedhje të reja.
“Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri me 26 korrik, presidentja si kujdestare e funksionalitetit të institucioneve të republikës e konstaton gjendjen e vetëshkarkimit të kuvendit dhe i shpall zgjedhjet e reja”, tha ai.
Ndryshe, Kuvendi ka mbetur pa u konstituar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa kryesuesi po ashtu ka vënë si pikë të rendit të ditës formimin e një Komisioni që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Në anën tjetër, partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa po ashtu çështja e Komisionit zgjedhor nuk po arrihet në mungesë kuorumi.
Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ka mbetur pa formuar institucione të reja.
The post Maliqi thotë se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, presidentja duhet t’i shpall zgjedhjet e reja appeared first on Kosovapost.net.