Beckham mirëpret De Paul: Marrim një tjetër kampion bote, plot përvojë, pasion dhe cilësi

David Beckham ka mirëpritur zyrtarisht Rodrigo De Paul. Bashkëpronar i Inter Miami, Beckham ka dashur t’ia urojë vetë mirëseardhjen mesfushorit të ri. Ish-lojtari i Udineses do të nisë një kapitull të ri në MLS, pikërisht te skuadra ku luan edhe bashkëkombësi i tij, Leo Messi. Këto janë fjalët e ish-yllit të futbollit anglez, të publikuara në faqen zyrtare të klubit:

“Rodrigo është një lojtar që e admiroj prej shumë vitesh. Si lider, ai ka dhënë shumë për skuadrat ku ka luajtur, veçanërisht për kombëtaren e tij, Argjentinën. Ai sjell përvojë, pasion dhe cilësi në ekipin dhe qytetin tonë. Jam shumë i lumtur që mirëpres një tjetër fitues të Kupës së Botës, jo vetëm tek Inter Miami, por edhe në MLS”.

The post Beckham mirëpret De Paul: Marrim një tjetër kampion bote, plot përvojë, pasion dhe cilësi appeared first on Telesport.