Laporta mbyll merkaton e Barcelonës: Për momentin nuk parashikohen afrime të reja

Në një intervistë të gjatë dhënë edicionit të sotëm të “Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për merkaton e skuadrës së tij: “Interesi ynë kryesor, madje obsesioni ynë ishte të ruanim skuadrën e sezonit të kaluar, sepse ajo ishte historike.

Donim ta mbanim atë shpirt skuadre me lojtarët që kishim dhe për këtë arsye nuk i morëm në konsideratë shumë nga ofertat që kemi marrë. Trajneri na kërkoi më shumë ‘barut’ në sulm. Me Marcus Rashford e kemi.

Vizioni i Deco mbi atë që mund të ndodhë me Marc-André (Ter Stegen) ka qenë thelbësor për të forcuar pozicionin e portierit. Joan Garcia po zhvillon seanca stërvitore spektakolare dhe do të sjellë shumë gëzim për tifozët e Barcelonës”.

A mund të presim afrime të tjera gjatë pjesës së mbetur të verës? A ka kërkuar Hansi Flick përforcime të tjera?
Ka shumë shpresë edhe për Roony Bardghji, sepse është një lojtar eksploziv, tipi i futbollistit që do doja ta shihja në fushë. Në këtë sesion merkatoje, ne tashmë i kemi arritur objektivat tanë.

Pra, nuk do të ketë të tjera përforcime?
Në parim, jo. Kemi një skuadër të kompletuar. Trajneri dëshiron të shtojë lojtarë nga akademia, për ta bërë më dinamike, së bashku me Barcelona Atlètic, por për momentin nuk parashikohen afrime të reja.

The post Laporta mbyll merkaton e Barcelonës: Për momentin nuk parashikohen afrime të reja appeared first on Telesport.