“Juventusit i duhet një tjetër qendërmbrojtës, Vlahovic rrezikon të qëndrojë një vit jashtë”

Gjatë një interviste të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri Fabio Capello foli kështu për Juventusin dhe lëvizjet e merkatos që pret gjatë muajit të ardhshëm: “Nuk më është ende e qartë nëse Dusan dëshiron ose jo të largohet me parametër zero, por, nëse është kështu, rrezikon të qëndrojë jashtë për një vit dhe pastaj të ketë pak treg.

Më duket se pas tij është Milani, me Allegrin që e kërkon. E njeh mirë, prandaj di çfarë mund t’i ofrojë. Kjo rrit besimin e ndërsjellë mes tyre, pasi njeh si pikat e forta, ashtu edhe të metat e tij. Nuk më habit kjo”.

Në sulm, a do të insistoje për Randal Kolo Muani?
Është një tjetër si Conceição, që nuk ka nevojë për kohë për t’u ambientuar. Trajneri e njeh dhe sheh potencialin e tij, prandaj nëse e kërkon, është sepse beson se mund të bëhet pikë e fortë e skuadrës. Mua më pëlqen dhe mbi të gjitha nuk ka shumë alternativa të arritshme për Juventusin. Sulmuesit më të mirë janë tashmë në Premier League ose janë të paarritshëm. Dhe kujdes me Milik: nëse rikuperohet plotësisht, mund të jetë i vlefshëm për të gjitha kompeticionet që ka përpara skuadra bardhezi.

Së fundi, cila është përparësia për Juventusin?
Një mesfushor i madh është tashmë në skuadër, pastaj ka Thuram. Nëse flasim për Locatelli, me Tudor e kam parë të luajë më shumë në mënyrë vertikale, por nuk ka atë dinamizëm që do t’i duhej këtij Juventusi në mesfushë. Nëse drejtuesit nuk gjejnë ndonjë “regjisor” më të mirë, Manuel mund ta bëjë fare mirë punën e tij. Dhe për ta mbyllur, mbrojtja… Duke parë që shumë lojtarë vijnë nga dëmtimet, do kërkoja një tjetër qendërmbrojtës”.

The post “Juventusit i duhet një tjetër qendërmbrojtës, Vlahovic rrezikon të qëndrojë një vit jashtë” appeared first on Telesport.