Kylian Mbappé ka marrë vendimin dhe Real Madridi buzëqesh. Në pritje të grumbullimit zyrtar më 4 gusht, sulmuesi francez po shijon disa ditë pushimi në shoqërinë e mikut të tij Achraf Hakimi. Por, si zakonisht, edhe gjatë pushimeve vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në media.
Pas lavdërimeve që mori për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e lamtumirës së Lucas Vázquez, ku ishin të pranishëm vetëm ai dhe portieri Lunin, francezi po bën sërish bujë, këtë herë për numrin e ri të fanellës që do të mbajë.
Ish-ylli i PSG-së, tashmë numri 10 i kombëtares franceze, do ta trashëgojë të njëjtin numër edhe te Real Madridi, pas largimit të Luka Modric, që e kishte liruar atë. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Mbappé me një postim të shkurtër, por kuptimplotë në platformën “X”, dy ditë më parë, thjesht një “10”.
Zgjedhja ka ngjallur diskutime. Disa e kundërshtojnë, duke thënë se ai nuk është një “10 klasik” dhe se numri duhej t’i shkonte më shumë talentit të ri Arda Güler. Të tjerë mendojnë se Mbappé mund të bëjë ç’të dojë, ashtu si Cristiano Ronaldo dikur, që kaloi nga numri 9 te legjendari 7.
Sipas “Marca”, ishte vetë klubi që shtyu drejt këtij vendimi, duke qenë i vetëdijshëm për peshën simbolike dhe komerciale që mbart ky numër. Real Madridi dëshiron ta kthejë Mbappé në liderin e ri të projektit dhe, njëkohësisht, synon të thyejë rekorde të reja shitjesh me fanellën “KM10”.
The post Mbappé, “10” i Real Madridit. Pro dhe kundër, ja çfarë fshihet pas këtij vendimi të klubit appeared first on Telesport.










