Nate shqiptare heroike dhe pozitive për kampionatin Abissnet Superiore. Tri ekipet ende ne gare kane fituar, dicka qe nuk eshte verifikuar ndonjehere ne te njejten dite.
Pas eliminimit nga turi i parë i Champions League me një humbje të thellë, Egnatia ka bërë direkt autokritikë duke mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë, pasi u zhvillua në fushë neutrale me kampionët e Bjellorusisë pasi janë të dënuar nga UEFA. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës u vendos nga golat e Lushkjes dhe Bakayokos.
Kampionët e Shqipërisë morën fitore të pastër, ndërsa patën mundësi për të shënuar më tepër gola. Dinamo Minsk në anën tjetër nuk bëri asgjë për të merituar më tepër. Tashmë Egnatia ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Fitore që i bën të ëndërrojnë kualifikimin për herë të parë në një tur.
Fitore e madhe me përmbysje nga Vllaznia ndaj ekipit islandez Vikingur (2-1). Dominim total i Vikingur në pjesën e parë duke gjetur edhe golin me Gunarson, mund të shënonte disa gola por shkodranët rezistuan. Vllaznia e pafuqishme pjesen e pare, por pas pushimit ndryshoi gjithçka, edhe falë zëvendësimeve dhe ndryshimit të skemës nga 4 3 3 në 4 4 2 tek Vllaznia.
Në pjesën e dytë Vikingur asgjë, Vllaznia e përmbysi me entuziazëm dhe meritë. Bajrami gjeti barazimin pas një goditje këndi e më pas ishte Mala i cili me një gjuajtje të devijuar përmbysi plotësisht rezultatin në favor të shkodranëve. Kuqeblutë ia dolën të administronin rezultatin dhe të merrnin një fitore që i jep shpresë për kalimin në turin tjetër të këtij kompeticioni.
Me heret, Dinamo City ia doli gjithashtu te fitonte ne Andorra me rezultat 2-1 fale permbysjes se ardhur me Zabergjan protagonist, gol dhe asist. Dinamo kthehej te luante ne Europe pas 15 vitesh mungese.
The post NATA E MADHE SHQIPTARE! Tri ekipet e Superligës fitojnë dhe rrisin shanset e kualifikimit (VIDEO) appeared first on Telesport.