Dinamo City e nis me fitore Europën, Zabërgja fantastik me gol dhe asist (VIDEO)

Dinamo City nis aventurën në Kupat e Europës me sukses pasi arriti fitore ndaj Atletic Escalades me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Për Dinamon e trajneri Ilir Daja ishte debutim për këtë sezon në Evropë, pasi pushuan në turin e parë duke qene se kundershtari i tyre u skualifikua nga UEFA.

Klubi nga Andorra e mbylli në epërsi pjesën e parë me një gol të shënuar nga Nayry Vieira në minutën e 43-të. Por me të filluar pjesa e dytë, Dinamo vazhdoi me sulme dhe në minutën e 65-të arriti t’i barazojë shifrat.

Ishte Baton Zabërgjës, që gjeti rrjetën për 1-1, duke u konfirmuar si lojtari më i rëndësishëm i dinamovitëve.

GOLI I ZABERGJA – VIDEO

Talenti i madh i Kosovës, asistoi në minutën e 86-të për Eridon Qardakun, që shënoi për 2-1, me klubin tiranas që mori epërsinë në këtë përballje.

GOLI I QARDAKUT – VIDEO

Gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë në këtë ndeshje, ku rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

The post Dinamo City e nis me fitore Europën, Zabërgja fantastik me gol dhe asist (VIDEO) appeared first on Telesport.