Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë mund të cilësohet lojtar i ri i Mikel Artetës, sepse akordi është arritur që të martën.
Sportingu ka pranuar ofertën e fundit nga Arsenali për 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
Gyokeres është afrimi i pestë i Arsenalit. Më parë janë afruar Kepa, Christian Norgaard, Noni Madueke dhe Martin Zubimendi.
The post Nesër dita e madhe! Telenovela Gyokeres drejt fundit, Arsenali kryen afrimin e pestë appeared first on Telesport.










