Verë 2022. Robert Lewandowski u transferua te Barcelona për 45 mln euro dhe Bayern po kërkonte për një tjetër sulmues.
Makinera e golave u largua dhe duhej një pasues. Bayern pati një fat të madh në derë, por në fund u tërhoq. Jorge Mendes ofroi rekordmenin Cristiano Ronaldo.
Portugezi ishte në kërkim të një skuadre që e lejonte të luante në 5 ligat kryesore europiane. Aventura e tij e dytë te Manchester United rezultoi dështim dhe Bayern ishte opsion i mirë.
TZ i është rikthyer këtij lajmi. Gazeta bavareze shkruan se Bayern refuzoi për arsye ekonomike. Ronaldo kërkonte pagë marramendëse. Problemi tjetër ishte mosha e tij. Bayern nuk donte një lojtar në fund karriere.
The post Verë 2022, momenti kur historia e Bayern mund të ndryshonte me… Cristiano Ronaldon appeared first on Telesport.










