Serbia arreston edhe nje ish-ushtar të UÇK-së

Serbia ka arrestuar edhe një ish-ushtar të UÇK’së, shkruan Periskopi.

Lulzim Halili nga Peja është arrestuar sot në një aksion të BIA’së serbe në bashkëpunim me policinë serbe, kështu raportuan mediat atje.

Siç raportohet ndaj Halilit është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.

Ai është arrestuar në Svilajanac, derisa janë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit të tij.

Halili ka shërbyer në luftën e Kosovës.

Halili ka shërbyer në luftën e Kosovës.

Ndryshe arrestimi i tij vije pas arrestimit të Igor Popoviq, i cili e quajti UÇK’në organizatë terroriste.

Kujtojmë se Serbia ka arrestuar në vazhdimësi kosovarët që kalojnë nëpër kufi me të.

Rasti i fundit ishte i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu i cili po mbahet në paraburgim.