Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen (video)

Kampionia e Kosovës, Drita, është mundur 2-0 nga FC Copenhagen, në ndeshjen e parë të raundit të dytë eleiminator të Champions League. Sfida e luajtur në “Parken Stadium” filloi vrullshëm për vendasit, të cilët që në fillim tentuan të gjenin golin, por nuk ia arritën dot.

Në minutën e 32-të, danezët iu afruan golit pas një aksioni fanastik, por topi i goditur nga Mohamed Elyounoussi, u përplas në të dy shtyllat dhe për fatin e mirë të dardanëve nuk shkoi në rrjetë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Një pjesë e parë e mirë për “Intelektualët” duke ditur kundërshtarin që kanë përballë, cilësinë dhe vlerën në treg që ka.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 68-të falë një penalltie të shkaktua nga mbojtësi anësor Raddy Ovouka, i cili pengoi brenda zonës Elyounoussi-n. I sapofuturi në fushën e lojës, Magnus Mattsson, u tregua i saktë dhe dërgoi topin në rrjetën e Faton Malokut. SHIKOGOLIN1

Në minutën e 75-të përsëritet sërish skena, Raddy Ovouka shkakton sërish penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar këtë herë ndaj Mattsson. Arbitri vendos për penallti pas sinjalizimit nga VAR, Magnus Mattsson tregohet sërish i saktë nga 11-metrat dhe shënon golin e dytë. SHIKOGOLIN2

Rezultati përfundimtar, FC Copenhagen-Drita 2-0. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Prishtinë.

The post Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen (video) appeared first on Telesport.