Marcus Rashford më në fund bën realitet dëshirën e madhe, duke u transferuar te Barcelona. Anglezi do të huazohet me detyrim blerje në fund të sezonit të ardhshëm për 30 milionë euro.
Rashford ka pranuar të ulë 25% rrogën e tij vetëm që të transferohet te katalanasit, ndërsa pjesën tjetër të rrogës do ta mbulojë po Barcelona. Megjithatë, Rashford nuk do ta ketë të garantuar vendin e titullarit te Barcelona.
“SPORT” raporton se Hansi Flick i ka bërë të ditur 27-vjeçarit se duhet të përmirësohet shumë në aspektin mbrojtës. Fillimisht ai do të ketë një rol dytësor në ekip dhe do jetë gjithçka në duart e tij, nëse do që të jetë titullar, por fillimisht do e nisë nga stoli.
Gjithashtu, Flick i ka kërkuar një përkushtim më të madh në fazën pa top. Trajneri gjerman e ka paralajmëruar se mungesën e përkushtimit dhe qëndrimin e gabuar në fushë, janë dy gjëra që nuk i toleron për askënd, ndaj Rashford duhet të tregojë kujdes dhe mos t’i bëjë këto dy gabime.
The post Hansi Flick i tregon kushtin e parë Rashford-it nëse do që të jetë titullar te Barcelona appeared first on Telesport.