Pavarësisht dështimit në sezonin e kaluar, kur për herë të parë pas shumë vitesh rresht, doli pa asnjë trofe, Manchester City, me siguri që sezonin e ardhshëm do jetë një nga ekipet pretendente për të fituar titullin në Premier League si dhe trofetë e tjerë.
Një nga pikat e dobëta të City-t të Guardiolës është porta. Ederson ka bërë paraqitje zhgënjyese sezonin e kaluar, shpeshherë dhe fajtor në lëniën e pikëve në fushën e lojës.
Për këtë arsye, Man. City ka vendosur ta mbyllë këtu rrugëtimin me Ederson dhe të sigurojë një portier të ri. Pep Guardiola ka zgjedhur Diogo Costa-n, portierin portugez të cilin Porto e vlerëson 75 milionë euro.
Man. City ka tentuar edhe më parë për të transferuar 25-vjeçarin, por oferta prej 60 milionë eurosh u refuzua direkt nga Porto. Klubi portugez është i vendosur të lejojë largimin e portierit të tyre vetëm nëse paguhet klauzola e tij, që është 75 milionë euro.
Përveç Costa, Manchester City po monitoron edhe emra të tjerë si James Trafford, megjithëse portugezi duket të jetë zgjedhja më e fortë dhe për të cilin Pep Guardiola po insiston më shumë.
The post Guardiola gjen zëvendësuesin ideal për lojtarin më të dobët titullar, gati oferta 75 milionë euro appeared first on Telesport.