Osmani i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për sqarim rreth konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për sqarim rreth situatës pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Osmani do të kërkojë sqarime shtesë rreth asaj se si do të ecët tutje pas 26 korrikut.

Shefja e shtetit, sot pritet që ta mbajë edhe një konferencë për media ku pritet të flasë rreth kësaj çështje.

Derisa, dje për herën e 50-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Kjo situatë politike ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët.

The post Osmani i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për sqarim rreth konstituimit të Kuvendit appeared first on Kosovapost.net.