Hansi Flick nis “operacionin fshesa” te Barcelona, komunikon tri skarcimet e para

Barcelona e nisi fazën përgatitore të sezonit më 13 korrik, me një grup prej 36 lojtarësh, duke përfshirë si lojtarët e ekipit të parë, ashtu edhe ata nga akademia. Synimi i trajnerit Hansi Flick është të marrë me vete rreth 26 lojtarë në turin aziatik, që nis të enjten, ndaj në ditët në vijim do të duhet të bëjë disa përjashtime nga grupi.

Për momentin, klubi ka njoftuar se Jan Virgili, Landry dhe Juan Hernández i bashkohen ekipit Barça Atlètic, i cili nisi dje përgatitjet. Kështu, pas një jave stërvitjesh nën urdhrat e teknikut gjerman, ata janë tri përjashtimet e para.

Ndërkohë, Guillermo, Toni Fernández, Jofre, Pedro Fernández dhe Roony, i cili iu bashkua skuadrës javën e kaluar nga Kopenhaga, vazhdojnë të stërviten me Hansi Flick.

Nuk duhet harruar se edhe Ibrahim Diarra e nisi fazën përgatitore me ekipin e parë, por të shtunën pësoi një dëmtim muskulor në muskujt e përparmë të kofshës së djathtë, çka e ka lënë jashtë grumbullimit për momentin.

The post Hansi Flick nis “operacionin fshesa” te Barcelona, komunikon tri skarcimet e para appeared first on Telesport.