Pak ditë më parë, Toni Kroos, tashmë 35 vjeç, u nderua me “Urdhrin e Meritës” nga vendi i tij i lindjes, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore. Gjatë fjalimit të tij, nuk mungoi një përmendje për klubin ku bëri histori, Real Madridin, edhe pse këtë herë në një formë më të sinqertë dhe të papritur.
Mes të tjerash, Kroos pranoi se nuk kishte qenë kurrë tifoz i Real Madridit, përkundër një fotografie të famshme që qarkulloi kur iu bashkua klubit të bardhë në vitin 2014, ku shihej i veshur me fanellën e bardhë:
“Nuk e mbaj mend për çfarë arsyeje kisha beshur një fanellë të Luis Figos me Real Madridin. Nuk e kuptoja atëherë se sa shumë do të më ndihmonte më vonë. Nuk kam qenë kurrë tifoz i Real Madridit, por më pas doli kjo foto dhe u shpërnda në rrjetet sociale.
Normalisht, të gjithë tifozët e Real Madridit nisën të thonin: Ai ka qenë tifoz i yni që kur ishte 7 vjeç, e ka pasur fanellën e bardhë që në fëmijëri. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë, por fotografia më ndihmoi shumë”.
Kroos ka qenë gjithmonë i hapur mbi dashurinë që kishte për Werder Bremen, të cilin e ka përmendur disa herë si skuadrën e zemrës që në fëmijëri, përpara se të niste karrierën e lavdishme që kulmoi me fanellën e “Los Blancos”.
The post Kroos: Përfitova shumë nga ajo foto, por nuk kam qenë kurrë tifoz i Real Madridit appeared first on Telesport.