”Arrestimi i Popoviqit ishte i drejtë” – Gecaj: Retorika e Serbisë mbetet nxitëse, Kosova po vepron me përgjegjësi

Hysen Gecaj, ish-ushtarak, ka folur lidhur me kërcënimet e Aleksandar Vuçiqit ndaj Kosovës pas arrestimit të zyrtarit serb i cili UÇK-në e quajti terroriste.

Ndërsa sot, në një konferencë për media, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kalojnë përmes territorit të Serbisë, pasi që sipas tij, kjo gjuhë e Vuçiqit është politikë shtetërore e cila synon Kosovën.

Ai në RTV Dukagjini, ka thënë se institucionet e Kosovës vepruan drejt me arrestimin e Igor Popoviqit, pasi që ai ka nxitur urrejtje ndëretnike dhe ka përdorur gjuhë fyese.

“Derisa një politikan serb vjen brenda territorit të Kosovës dhe deklarohet në formë të tillë çfarë ka bërë Popoviq tani në këtë rast, atëherë ky është një tregues që politika serbe në fakt ende nuk ka intenca të zbutjes dhe është retorikë nxitëse gjithsesi”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se ajo çfarë ka bërë Popoviq dhe politika e Serbisë në vazhdimësi është retorikë nxitëse, kurse Kosova në vazhdimësi bën hapa konstruktivë rreth qetësimit të situatës dhe normalizimit të saj, edhe përkundër deklaratave që i kemi dëgjuar nga Popoviq”, ka thënë ai.

The post ”Arrestimi i Popoviqit ishte i drejtë” – Gecaj: Retorika e Serbisë mbetet nxitëse, Kosova po vepron me përgjegjësi appeared first on Kosovapost.net.