Eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se Aleksandër Arsenijeviq është shpërblyer me banesë në Serbi nga Milan Radoiciq, transmeton KosovaPost.
Musliu përmes një postimi në Facebook tha se pas arratisjes së Arsenijeviq në Serbi ai u shpërblye me banesë në shtetin fqinj.
“Arsenijeviqi pasi u arratis në Serbi, si duket se nuk ka mbetur pa shpërblim për detyrat e kryera me sukses!Ai është strehuar në një banesë në qytetin ‘Vrnjacka Banja’ në Serbi, banesë të cilen ia dhuroi vetë Millan Radoiçiqi si ‘falënderim’ për rolin dhe përpjekjet e tij për destabilizim të situatës në Kosovë”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë:
The post Musliu: Aleksandar Arsenijeviq, “opozitari” i LS-së u shpërblye me banesë në Serbi nga Radoiçiq appeared first on Kosovapost.net.