Kurti: Në veri u punësuan 800 serbë përmes ndërmjetësimit të Qeverisë

Kryetari i Vetëvendosjes dhe deputeti i kësaj partie, në një konferencë për media, ka folur për veriun e venidt dhe për atë se si serbët po integrohen atje, sipas tij.

“Që prej dorëheqjeve kolektive të policëve serbë, 208 policë kadet të rinj të komunitetit serb, i janë bashkuar Policisë së Kosovës. Që nga prilli 800 qytetarë të komunitetit serb, kanë gjetur punë në komunat veriore. Janë verifikuar 403 diploma të Unviersitetit të Veriut.

Edhe njëherë rikonfirmojmë se karshi paparashikueshmërisë së kërcënimeve të Vuçiqit, Kosova është e përgatitur dhe e gatshme të ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial.” – tha Kurti.