Mbrojtësi i Bayern do rritje rroge, Real Madrid futet në aksion

Dayot Upamecano nuk është ndër lojtarët më të respektuar dhe të pëlqyer nga tifozët bavarezë, por duket se ai e sheh veten më lart nga sa e përshkruajnë këta të fundit.

Përtej gafave të sezonit që kaloi, francezi ka kërkuar rritje page. Bayern nuk ka reaguar, duke i kërkuar që bisedimet për rinovimin e kontratës të nisin në shtator, pasi të mbarojë merkatoja.

Qendërmbrojtësi paguhet aktualisht 16 mln euro bruto në vit, por kërkon më shumë. Ai gjithashtu ka kërkuar një klauzolë largimi në kontratën e ardhshme në Mynih.

Këtë situatë e ka kuptuar Real Madrid dhe ka nisur negociatat me lojtarin. Xabi Alonso e pëlqen francezin dhe është gati t’i ofrojë disa milionë euro më shumë sesa Bayern.

The post Mbrojtësi i Bayern do rritje rroge, Real Madrid futet në aksion appeared first on Telesport.