“Conference League”, ja përballjet e mundshme të skuadrave shjqiptare në raundin e tretë

Në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, u hodh sot shorti për turin e tretë kualifikues të “Conference League”. Një moment kyç që iu ka ofruar ekipeve shqiptare pasqyrë të qartë për rrugëtimin e mundshëm europian.

Egnatia, e eliminuar nga Liga e Kampionëve, tashmë garuese në këtë komopeticion europian, bashkë me Vllazninë dhe Dinamo City kanë zbuluar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në rast se kalojnë me sukses pengesat e turit të dytë.

Egnatia, që do të përballet me Dinamo Minsk në turin e dytë, do të sfidojë fituesin e çiftit Olimpija Ljubljana-Inter Escaldes, nëse arrin të sigurojë kualifikimin.

Mund të jetë një imazh i teksti

Vllaznia, që do të matë forcat me Vikingurin në raundin vijues, do të ndeshet në turin e tretë me fituesin e çiftit B36 Tórshavn (Boltfelag)-Brøndby, nëse ia del të kalojë më tutje. Emra me peshë dhe eksperiencë në arenën europiane, që e bëjnë misionin edhe më sfidues për kuqeblutë.

Ndërkohë, Dinamo City, nëse arrin të eliminojë andorrasit e Atlètic Club d’Escaldes, do të përballet më pas me fituesin e çiftit Zira-Hajduk Split, një tjetër duel me bështirësi të madhe dhe kundërshtarë të nivelit të lartë europian, veçanërisht nëse përballë do të jetë gjiganti kroat.

Tri skuadra shqiptare, tri rrugë të ndryshme, por të gjitha me të njëjtin synim: të mbërrijnë sa më larg në këtë aventurë europiane dhe të përfaqësojnë me dinjitet futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Tashmë, gjithçka është në dorën e tyre, por rruga për në fazën “play-off” kalon fillimisht nga teste delikate në turin e dytë, pastaj edhe në të tretin, për ato që do t’ia dalin deri atje.

 

The post “Conference League”, ja përballjet e mundshme të skuadrave shjqiptare në raundin e tretë appeared first on Telesport.