Është një nga goditjet më të bujshme të merkatos. Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, i cili së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i skuadrës së Hansi Flick.
Lidhur me këtë transferim, ka reaguar edhe Paul Pogba, ish-shok skuadre i Rashford te Manchester United dhe aktualisht pjesë e Monaco. Në një prononcim për kanalin e streamer-it “Speedy HQ”, mesfushori francez u shpreh: “Është një lëvizje e çmendur. Jam i lumtur për Marcus, sepse te Manchester United nuk po gjente më hapësirë. Ata po humbin një lojtar të madh, ky është lajm i keq për Manchester United, por shumë mirë për Barcelonën”.
Pogba komentoi edhe situatën e klubit të tij të vjetër, duke shtuar: “Nuk po flas kundër Manchester United, sepse ka afruar disa lojtarë të rinj dhe trajnerin e ri, Amorim, i cili mesa duket kërkon të imponojë stilin e tij. Nuk është faji i trajnerit nëse nuk beson te një lojtar… Në fund të fundit, trajnerët duhet të fitojnë. Nëse nuk fitojnë dhe nuk luajnë mirë, do ta shkarkohen”.
The post Rashford te Barcelona, flet Pogba: Jam i lumtur për të, Manchester United po humb një lojtar të madh appeared first on Telesport.