Samuel Mbangula është rrugës për në Werder Bremen. Mediat italiane konfirmojnë se klubi gjerman ka arritur një marrëveshje bazë me Juventus për blerjen e lojtarit.
Marrëveshja, me vlerë 10 milionë euro plus bonuse, është drejt përfundimit dhe anësori 21-vjeçar pritet të largohet për në Gjermani në orët e ardhshme.
Mbangula ka luajtur dy sezonet e fundit në Itali, fillimisht me Juventus Next gen dhe sezonin e kaluar me skuadrën e parë. Me bardhezinjtë ai realizoi 3 gola në kampionat ne 23 ndeshje.
Gjithsesi, duket se lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Igor Tudor, ndaj klubi vendosi ta largojë edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2028.
The post Juventus shet për 10 milionë euro anësorin belg, transferohet te Werder Bremen appeared first on Telesport.