Liverpool i bën dalje sulmuesit, trajnerit Slot nuk e grumbullon për turneun aziatik

Liverpool ka njoftuar listën e lojtarëve që marrin pjesë në turneun e tyre të ardhshëm në Azi dhe Federico Chiesa nuk është përfshirë në skuadrën e trajnerit Arne Slot.

Pavarësisht se shënoi në miqësoren e dytë të verës kundër Stoke City, anësori italian qartësisht nuk është pjesë e planeve të trajnerit dhe një rikthim në Serie A po afron.

Napoli ka qenë prej kohësh i interesuar për Chiesa, por për të luajtur për kampionët italianë ai do të duhet të ulë pagën e tij neto prej 6.5 milionë eurosh për sezon.

Chiesa synonte shumë të bënte mirë në Premier League me Liverpool, por ka gjetur shumë pak kohë loje: ai ka zbritur në fushën e lojës vetëm 14 herë në total, gjashtë prej tyre në kampionat dhe ka shënuar dy gola.

Një rikthim në Itali mund të japë gjithashtu një shtytje karrierës së tij ndërkombëtare, me Botërorin që po afrohet.

The post Liverpool i bën dalje sulmuesit, trajnerit Slot nuk e grumbullon për turneun aziatik appeared first on Telesport.