Allegri: Objektivat e Milan janë të qartë, Modric do ta rritë nivelin, punoj me klubin për një ekip konkurrues

Milan ka nisur turneun aziatik, ku pas disa ditësh do të përballet me Arsenal në një ndeshje miqësore. Ndërkohë që, në Milano punohet për të përforcuar edhe më tej ekipin, trajneri Massimiliano Allegri mendon vetëm për të tashmen.

Kur e pyesin se çfarë planifikon të bëjë ndryshe krahasuar me herën e parë që u ul në stolin e kuqezinjve, ai përgjigjet: “Këto janë situata të ndryshme nga 15 vjet më parë. Ne filluam 20 ditë më parë, skuadra po punon mirë”.

Modric do të jetë i rëndësishëm për ne. Ai është një kampion dhe do të rrisë nivelin teknik. Qëllimi është të kthehemi të luajmë në Champions League gjë që nuk do të jetë e lehtë sepse ka skuadra shumë të pajisura mirë dhe konkurruese”, tha Allegri.

Trajneri nuk e ngriti zërin për tregun e transferimeve pavarësisht se ende i mungojnë dy mbrojtës të krahut, një mesfushor dhe një sulmues.

Ekziston sinergji totale me klubin për tregun e transferimeve. Klubi po punon për të siguruar që ekipi të jetë konkurrues për të tre objektivat deri më 31 gusht“, deklaroi Allegri.

The post Allegri: Objektivat e Milan janë të qartë, Modric do ta rritë nivelin, punoj me klubin për një ekip konkurrues appeared first on Telesport.