Sulmuesi suedez Alexander Isak, i cili ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 42 ndeshje sezonin e kaluar në të gjitha garat, kërkohet nga gjysma e skuadrave “big” në Europë e jo vetëm. Së fundi edhe Al-Hilal po interesohet për 26-vjeçarin që luan me Newcastle në Premier League.
Më herët, edhe Liverpool u përpoq të nënshkruante me atë, por skuadra e Newcastle kërkoi 150 milionë euro në këmbim. Por çfarë të ardhme e pret Isak? Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, foli për të pas humbjes miqësore ndaj Celtic.
Ai folu edhe për vendimin e tij për të lënë jashtë skuadrës sulmuesin për shkak të të gjitha thashethemeve për transferim: “Ishte vendimi im. Ai erdhi me ne në Glasgou, por vendosa ta ktheja mbrapsht për shkak të spekulimeve rreth tij“, tha Howe pas humbjes.
“Gjëja e fundit që donte ishte të ulej në tribuna duke parë ndeshje, nuk do të kishte qenë e drejtë për të. Por, jam i bindur se ai do të jetë ende lojtar i Newcastle kur të mbyllet merkato e transferimeve“, ishte mesazhi që Howe i dërgoi tifozëve dhe Isak.
The post E kërkojnë të gjithë në Europë dhe Arabi, trajneri i Newcastle zbulon të ardhmen e sulmuesit appeared first on Telesport.