Barcelona pret krahëhapur Rashford, sulmuesi anglez ka mbërritur tashmë në qytet

Marcus Rashford ka mbërritur zyrtarisht në Barcelonë, gati për të nisur një aventurë të re larg Manchesterit. Sulmuesi anglez, i cili nuk bënte më pjesë në planet teknike të Manchester United, ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës blaugrana, pavarësisht interesimit të fundit nga Juventusi, që kishte analizuar mundësinë e transferimit gjatë ditëve të fundit.

Vendimtare ishte dëshira e vetë lojtarit dhe këmbëngulja e trajnerit Hans Flick, i cili kishte kërkuar me ngulm afrimin e tij. Transferimi është finalizuar me formulën e huazimit, me të drejtë blerjeje të fiksuar në 30 milionë euro.

Barcelona do të paguajë të gjithë pagën e lojtarit, e cila është ulur me 15% me vendim të vetë Rashford, i vendosur për të rilindur në një ambient që mund ta vlerësojë më shumë. Largimi nga “Djajtë e Kuq” vjen pas një sezoni të kaluar në huazim tek Aston Villa.

Në javët e fundit, disa lojtarë të skuadrës, përfshirë edhe Rashford, kishin shprehur dëshirën për të ndërruar ambient. Kjo qasje bëri që trajneri Amorim t’i përjashtonte nga seancat stërvitore me pjesën tjetër të grupit.

Tani për Rashford nis një fazë e re. Ai do të duhet të rifitojë formën fizike dhe mendore, për t’u përshtatur në një repart ofensiv të mbushur me cilësi si Yamal, Raphinha dhe Lewandowski.

The post Barcelona pret krahëhapur Rashford, sulmuesi anglez ka mbërritur tashmë në qytet appeared first on Telesport.