Vuçiq reagon pasi zyrtarit serb iu caktuan 30 ditë paraburgim: Do të përgjigjemi ashpër

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ashpër pasi Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Igor Popovic, ndihmës të drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” e drejtuar nga Petar Petkoviq.

Vuçiq ka thënë se do të reagojnë ashpër, sepse siç propagandon ai një ditë “ky terror duhet të ndalet”.

“Do të reagojmë në një mënyrë shumë të ashpër, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”, ka thënë ai në Tv Pink, ka transmetuar Kossev.

Ai ka thënë se i ka njoftuar ndërkombëtarët për këtë që ka ndodhur.

I pyetur për protestat e studentëve, ai ka thënë se Serbia ka probleme më të mëdha sesa bllokuesit – dhe thotë se ky problem është Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti “do të të provokojë incidente në Ballkanin Perëndimor”.

“Arrestimi i fundit i Igor Popović tregon se Kurti e ka humbur plotësisht mendjen dhe se dëshiron të provokojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq.

“Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, por ne gjithmonë do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë tutje ai.

Pupovic gjatë një tubimi në Rahovec kishte fyer rëndë UÇK-në, duke u arrestuar nga Policia.

The post Vuçiq reagon pasi zyrtarit serb iu caktuan 30 ditë paraburgim: Do të përgjigjemi ashpër appeared first on Kosovapost.net.