KFOR s’ka vërejtur ndonjë levizje domethënëse të ushtrisë serbe përgjatë kufirit

Misioni i KFOR të dielën njoftoi se nuk kanë vërejtur lëvizje forcash serbe në afërsi të kufirit me Kosovë që do të konsideroheshin kërcënim i sigurisë në periudhën e fundit.

Gazetën Express raportoi të dielën se nga misioni i NATO’s kanë theksuar se forcat e armatosura serbe në baza të rregullta e njoftojnë KFOR-in për vendosjen dhe akvtivitetet e tyre operacionale.

“Kohët e fundit nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë e Forcave të Armatosura Serbe në anën serbe përgjatë Vijës Kufitare Administrative. Bazuar në procedurat ekzistuese, Forcat e Armatosura Serbe e mbajnë rregullisht KFOR-in të informuar në lidhje me vendosjen e forcave dhe aktivitetet e tyre operative në afërsi të Vijës Kufitare Administrative.”, i kanë thënë për  Express Zyra për Media e KFOR-it.

Gjithashtu, theksuan se Komandanti i KFOR-it ka komunikim të rregullt me të gjithë homologët e tij, përfshirë përfaqësuesit e organizatat e sigurisë në Kosovë dhe shefin e shtabit të forcave të armatosura të Serbisë.

“Komandanti i KFOR-it ka komunikime të rregullta me të gjithë homologët e tij, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe, Gjeneral Major Milan Mojsilovic. Kjo na ndihmon për të mbrojtur dhe avancuar më tej dijeninë tonë për situatën ”, ka përfunduar ky zëdhënës i KFOR-it, duke sqaruar se vazhdojë të mbajnë prezencën e zonës kufitare dhe nga afër e monitorojnë situatën.

Presidentja Vjosa Osmani me t’u kthyer nga vizitat e saja jashtë vendit në konferencë për media – përkundër se theksoi se nuk mund të thellohet në hollësi – se ishin në muajin maj kishi pranuar “informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën”.

Deklaratat e Osmanit u kritikuan si të pamatura dhe oportuniste para konferencës e edhe pas konferencës ku nuk kishte më shumë detaje sesa një periudhë kohore,  nuk u konsideruan më shumë kredibile.