Milani kërkon yllin e PSG, ofron 30 mln euro. Parisienët duan 60 mln

Milani ka interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos. Trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me sulmuesin, por do të preferonte një lojtar më të lëvizshëm, jo një pykë klasik.

PSG ka investuar 80 milionë euro për Ramosin, por edhe mund ta shesë, nëse vjen oferta e duhur.

Gazetari Sacha Tavolieri raporton se Milani ka gati 30 mln euro për sulmuesin, i cili pëlqehet shumë nga Max Allegri. Problemi është se PSG kërkon minimalisht 60 mln euro për të.

The post Milani kërkon yllin e PSG, ofron 30 mln euro. Parisienët duan 60 mln appeared first on Telesport.