Alonso do me patjetër Konate, oferta e fundit e madrilenëve vështirë të refuzohet nga Liverpool

Real Madrid nuk ka ndërmend të presë deri vitin tjetër për të transferuar si lojtar të lirë mbrojtësin e Liverpool, Ibrahima Konate. Klubi madrilen po përgatit një propozim shumë interesant për të bindur kampionët e Anglisë të lënë të lirë që këtë verë qendërmbrojtësin francez.

Sipas burimeve të ndryshme pranë klubit madrilen, Real Madrid po mendon të përfshijë Brahim Díaz si pjesë të marrëveshjes, së bashku me një shumë shtesë prej 10 milionë eurosh, për të bindur kampionët e Anglisë të lirojnë mbrojtësin francez një vit më herët se sa ishte planifikuar.

Edhe vetë dëshira e lojtarit është të transferohet që tani në Madrid. Liverpool është i gatshëm të lejojë largimin e francezit, por ka kërkuar 50 milionë euro, ndërsa ende nuk dihet përgjigja e tyre për propozimin e fundit të Real Madrid.

Brahim Diaz, edhe pse nuk ka pasur minutazhin e plotë te Real Madrid, ka treguar cilësi dhe aftësi të mira në fushën e lojës, aq më tepër që mund të mbulojë më së miri dy-tre pozicione në fushë dhe mund të jetë një plus i madh për Arne Slot për sezonin e ri.

Në anën tjetër, drejtuesit e Real Madrid kishin planifikuar transferimin e Konate verën e ardhshme, por ka qenë insistimi i vazhdueshëm i Xabi Alonso në ditët e fundit që i ka shtyrë ata të bëjnë këtë propozim të ri për Konate.

The post Alonso do me patjetër Konate, oferta e fundit e madrilenëve vështirë të refuzohet nga Liverpool appeared first on Telesport.