Vala e protestave antiqeveritare në Serbi po vazhdon edhe në arenën e politikes. Studentet kanë bërë thirrje opozitës të ndërpres aktivitetet në Kuvendin e Serbisë, por pa dorëzuar mandatet.
Shumica e partive opozitare iu përgjigjën pozitivisht kësaj thirrjeje.
“Studentët e kanë krijuar legjitimitetin e tyre dhe ne pranojme këtë realitet, dhe si partia reaguam duke filluar bojkotin e parlamentit të Vojvodinës dhe Republikan. Edhe pse kushtet zgjedhore janë të pafavorshme, Vuçiq po e humb legjitimitetin. Studentët dhe opozita tashmë kanë shumicën, po të mos ishte kështu, ai do t’i kishte shpallur zgjedhjet tashmë”, theksoi Aris Movsesijan, nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.
Në të njëjtën kohë, po vazhdon aksioni i mosbindjes qytetare në të gjithë vendin. Bllokadat nëpër rrugë po zhvillohen me një model të organizuar: sapo qytetarët bllokojnë një udhëkryq, policia ndërhyn dhe i shpërndan, por protestuesit shfaqen përsëri në një lokacion tjetër. Sipas analistëve politikë, kjo këmbëngulje dhe organizim i studentëve dhe qytetarëve hap hapësirë për ndryshime të vërteta politike.
“Serbia me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit është në një krizë të thellë politike. Regjimi i tij e shndërron krizën në një lloj humnere. Zgjidhjen e kanë ofruar vetë studentët, zgjedhjet. Por më parë duhet të lirohen të gjithë studentët e arrestuar dhe të akuzuar mbi baza staliniste. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet ndryshe, vetëm me zgjedhje të lira”, shpjegon Filip Shvarm, redaktori i të përjavshmes Vreme.
Ndërsa pushteti refuzon zgjedhjet e parakohshme, opozita paralajmëron se regjimi e ka humbur plotësisht legjitimitetin dhe po mbahet vetëm me dhunë dhe represion./rtk
The post Studentët e Serbisë sfidojnë regjimin e Vuçiqit appeared first on Kosovapost.net.