45-vjeçari po udhëtonte me shpejtësi të lartë ndërkohë që ishte ‘live’ në rrjetin social Facebook. Në sfondin e videos së fundit dëgjohen ritmet e muzikës tradicionale shqiptare dhe rënkimet e tij të fundit.
Një ngjarje mjaft e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar teksa një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Bëhet fjalë për shtetasin Beg Morina, 45 vjeç me origjinë nga Hasi, i cili punonte si picier në Hungari. Mbrëmjen e kaluar teksa po udhëtonte në një autostradë të Hungarisë, Morina është aksidentuar për vdekje.
45-vjeçari ishte ‘live’ në rrjetin social Facebook gjatë momentit kur ndodhi përplasja fatale. Ai tregon në kamër se po udhëtonte me një shpejtësi mjaft të lartë, dhe për një moment humb kontrollin dhe aksidentohet. Më pas e vemtja gjë që dëgjohet në sfond janë ritmet e muzikës veriore shqiptare dhe rënkimet e tij të fundit.
Profili i të ndjerit Beg Morina në Facebook është mbushur me ngushëllime të shumta. Morina ishte baba i dy fëmijëve binjakë, djalë dhe vajzë të cilët në datën 25 janar mbushën 8 vjeç. Burimi Dosja,al