Napoli “fut në kllapa” Osimhen, transferimi te Galatasaray por me një kusht me pasoja penale!

Transferimi përfundimtar i sulmuesit nigerian Victor Osimhen nga Napoli te Galatasaray po afrohet drejt përmbylljes. Çështja kryesore gjatë negociatave ka qenë marrëveshja financiare për sulmuesin 26-vjeçar.

Kishte qenë e qartë që ai nuk kishte ndërmend të qëndronte te Napoli dhe dëshironte të vazhdonte te Galatasaray, ku kishte qenë huazuar për një vit. Më në fund, është rënë dakord për aspektet financiare. 40 milionë euro si pagesë e menjëhershme dhe 35 milionë euro të tjera që Galatasaray do t’i paguajë brenda vitit të ardhshëm.

Një tjetër pikë kyçe për Napolin ishte klauzola që ndalon Osimhen të bashkohet me ndonjë klub italian në dy vitet e para pas transferimit. Ndryshe, Galatasaray duhet te paguaje direkt te gjitha parate me pas dhe nje penale te rendesishme.

Kushti është pranuar nga Galatasaray dhe lojtari, dhe tani mbetet vetëm nënshkrimi përfundimtar, pasi Napoli të konfirmojë aftësinë financiare të klubit turk për të përmbushur këstin e dytë prej 35 milionë eurosh.

Në sezonin e kaluar, Osimhen luajti 41 ndeshje te Galatasaray si lojtar në huazim, duke shënuar 37 gola dhe dhënë tetë asistime.

The post Napoli “fut në kllapa” Osimhen, transferimi te Galatasaray por me një kusht me pasoja penale! appeared first on Telesport.