Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka vazhduar me ndarjen e subvencioneve për qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë.
Musliu ka deklaruar se në mesin e tyre janë më shumë se dhjetë persona të cilët kanë marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjskë.
Kjo sipas Musliut, dëshmon se Qeveria e Serbisë po vazhdon me financimin e grupit terrorist dhe individëve të përfshirë në veprime të dhunshme kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Qeveria e Serbisë vazhdon financimin e grupeve terroriste!
E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka vazhduar ndarjen e të ashtuquajturave “subvencione” për qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë, por në mesin e tyre janë identifikuar më shumë se dhjetë individë që morën pjesë në sulmin terrorist në Banjskë.
Kjo dëshmon qartë se Qeveria e Serbisë po vazhdon financimin e grupit terrorist dhe individëve të përfshirë në veprime të dhunshme kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, duke tentuar destabilizimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.
Serbia vazhdon mbështetjen për personat e përfshirë në sulme terroriste, duke dëshmuar praktikisht se qëndronte prapa agresionit në Banjskë. Grupi terrorist tani po kujdeset për sigurinë e Vuçiqit në Serbi dhe për të shtypur protestat e studentëve atje, duke paraqitur kërcënim edhe për qytetarët në Serbi.
Disa nga individët që morën pjesë në sulmin terrorist, e që figurojnë në këto lista, janë:
- Stefan Jovanoviq
- Veljko Gjorgjeviq
- Krsto Damnjanoviq
- Nemanja Stankoviq
- Danilo Iliq
- Stefan Radojkoviq
- Momçilo Vuçkoviq
E ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën”, përveç financimit të grupeve terroriste që drejtohen nga Millan Radoiçiq, shërben edhe për pastrimin e parave që kinse ndahen për serbët në Kosovë, por që në fakt shfrytëzohen për qëllime të partisë shtet në Serbi – SNS.
Serbia është i vetmi vend që formalisht pretendon anëtarësimin në BE, ndërkohë që tashmë i janë dëshmuar lidhjet dhe financimet e grupeve paramilitare e terroriste.
Këto fakte duhet të alarmojnë Bashkimin Evropian dhe NATO-n që të ndërmarrin masandaj Serbisë për mbështetjen e drejtpërdrejtë të terrorizmit dhe cenimin e paqes dhe stabilitetit në rajon
The post Musliu: Serbia po financon grupet terroriste dhe individ të përfshirë kundër rendit kushtetues të Kosovës appeared first on Kosovapost.net.